Si te blej në Elite

Elitematelasse.al është krijuar të ofrojë shërbimin më praktik online për këtë arsye ne ofrojmë për ju 2 metoda blerjesh nga më të lehtat deri në ato më përfitueset.

Mënyra e parë: Porosi me telefon apo nga rrjetet sociale

Përshkrimi: Kjo është mënyra më praktike dhe më lehtë e mundshme për porosinë e një produkti nga faqja jonë. 

Si funksionon: Nëse keni vendosur cilin produkt do të merni atëhere dhe dëshironi ta bëni porosinë me këtë mënyrë, mjafton të merni në telefon kujdesin e klientit tek numri 0800 8181 të shpjegoni cilin produkt dëshironi të porositni, adresën ku do e tërhiqni produktin dhe porosia është e përfunduar.

E njëjta gjë vlen për komunikimin me rrjetet sociale, mjafton të kontaktoni tek faqja jonë e Facebook ose e Instagram me kërkesën për të blerë produktin që dëshironi, adresën dhe ne do ia u konfirmojmë porosinë.

Me këtë mënyrë pagese ju gjithashtu nuk mund të logoheni në çdo moment dhe të gjeni historikun e blerjeve.

 

Mënyra e dytë: Zgjidhni produktin që doni dhe shtypni butonin shto në shportë.

Pasi ta shtypni këtë buton do ju dalë një tabelë me përmbledhje të shportës tuaj. Nëse doni të proçedoni më tej me porosinë duhet të shtypni butonin ‘Përfundo porosinë’

Më pas do ju dalë një pamje e shportës tuaj dhe totalit i lekëve që duhet të paguani. Këtu mund të rregulloni sasitë apo të hiqni ndonjë produkt që nuk doni ta blini.

Nëse jeni dakort me shportën tuaj shtypni butonin ‘Vazhdo me porositjen’ pas kësaj do ju dalë opsioni për tu rregjistruar në platformën tonë.

Rregjistrimi duhet në mënyrë që herët e tjera të gjitha të dhënat tuaja se ku do vijë produkti të jenë të regjistruara dhe mos keni nevojë ti përsërisni. Gjithashtu mund të gjeni lehtësisht historikun dhe faturat tuaja.

Gjatë rregjistrimit do ju kërkojë, emrin, mbiemrin, adresën e emailit dhe fjalëkalimin që doni të përdorni për t’u identifikuar herët e tjera. Pasi t’i shënoni këto, shtypni butonin rregjistrohu.

Pasi jeni rregjistruar do ju kërkojë të dhëna për adresën që do sjellim produktin.

Emri, Mbiemri, Adresa, Shteti, Telefoni, Qyteti, pasi i plotësoni këto shtypni butonin RUAJ.

Pasi ke përzgjedhur adresën shtypni butonin ‘zgjidh metodën e pagesës’ 

Më pas zgjidhni metodën e pagesës dhe pranoni termat edhe kushtet me të cilat operojmë. Nëse doni të lexoni termat i gjeni këtu.

Pasi ke zgjedhur metodën e pagesës shtyp butonin konfirmo porosinë dhe përfundon porosia.

Kjo është metoda më e mirë për porosi sepse me këtë metodë ju do të përfitoni të gjitha benefitet që ne ofrojmë dhe gjithashtu do keni një llogari ku mund të gjeni historikun tuaj të blerjeve për të marrë faturat apo të dhëna të tjera që do ju duhen pasi keni blerë produktin.

Nëse keni paqartësi mund të na kontaktoni 0800 81 81 

Zgjidhni Monedhën
ALL Lek Shqipërie
EUR Euro